Rama: Zero rritje për pagat e politikanëve deri në vitin 2025, mësuesit dhe bluzat e bardha +40%

schedule10:29 - 15 Mars, 2021

schedule 10:29 - 15 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në mandatin e tretë pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten me 40% ndërsa pagat e administratës publike do të rriten me 30%. Ndërkohë pagat e politikanëve, theksoi ai do të mbeten të pandryshuara.

“Njerëz a do ta kuptoni apo nuk do ta kuptoni. Dhe kur do ta kuptoni se këta nuk janë as për ju dhe as për Shqipërinë. Kushdo që të përfundojë si pulat e Gon Dukës le të rrijë pakicë me pakicën se ne do vazhdojmë të jemi shumicë për shumicën. Në këto dy mandate ne ulën taksat mbi pagën dhe rritën pagat e mjekëve dhe infermierëve, mësuesve, punonjësve të policisë së Shtetit. Jam unë i pari që e di që nuk mjafton.

Prandaj në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten 40% më shumë. 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërsa pagat e politikanëve do të mbeten siç janë deri në vitin 2025. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur i them atyre të bëjnë kujdes më 25 Prill. E para, kjo është e pasigurt, ndërsa e dyta për ata mos e harroni se kush quhej biznes i vogël për ata. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re me zero taksë. Jeni ata që fitoni më pak. Ndërsa këta juve ju marrin më shumë.

Nuk ka mundësi të ju dalë për mirë nëse dilni nga rruga e re. Po kur thonë falimentuan bizneset e vogla, Para 7 vitesh të punësuarit në bizneset e vogla ishin 52 mijë. Sot janë 152 mijë. Unë e di që nuk mjafton vetëm të hapin vende pune por duhet të krijojmë vende të reja pune në sektorin privat”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!