Surpriza, të qeshura dhe “thumba”, përfundon me sukses nata e parë e spektaklit të ri të humorit “Kosherja”

schedule22:36 - 14 Mars, 2021

schedule 22:36 - 14 Mars, 2021

Ka përfunduar me sukses nata e parë e spektaklit të njohur të humorit “Kosherja”. Surpriza, të qeshura dhe thumbime politike e aktualiteti kanë qenë vetëm disa nga momentet që kanë dhuruar aktorët në ekranin e ABC.

Dyshja e moderatorëve Bes Kallaku dhe Jona Spahiu janë pritur mjaft mirë nga publiku, duke u komentuar pozitivisht edhe në rrjet.

Përveç se si moderator, Besi ka rikthyer në skenë pas shumë vitesh rolin e Gjinit, me të cilin ai nisi edhe karrierën në ekran. Në këtë mënyrë ai ka zgjuar edhe nostalgjinë e të gjithëve.

LEXO EDHE: E nisi karrierën si “Gjini”, Bes Kallaku rikthen rolin e shenjtë në ABC: Ç’mendoj për figurat e PD

Nga ana tjetër, surprizë e këtij spektakli ishte edhe vogëlushja me rolin e Gretës, e cila me moshën e saj ka shënuar një “rekord” në emisionet e humorit në Shqipëri.

LEXO EDHE: “E dashur teta ‘Pandemi”, jo vetëm emrat e njohur, vogëlushja surprizon me rolin e veçantë në “Kosherja”

Sakaq, nuk kanë munguar as imitimi i figurave të njohura te politikes si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha apo edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

 

Ndërkoë vëmendje të madhe ka tërhequr edhe skenografia mbresëlënese, që ka mbërthyer shikuesit nga ekrani në familjet e tyre.

“Kosherja” solli këtë të dielë humorin e munguar në këto ditë pandemie. Që të qeshurat të vazhdojnë tashmë prisni deri fundjavën e ardhshme në ABC. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!