Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetari i ri i LDK-së zgjidhet Lumir Abdixhiku

schedule14:03 - 14 Mars, 2021

schedule 14:03 - 14 Mars, 2021

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.

Pas përfundimit të numërimit të votave të 328 delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, rezultoi se shumica e tyre kishin votuar për Lumir Abdixhiku, si kryetar të LDK-së.

Në kandidim për të parin e LDK-së ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, derisa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillojë procesi i votimit.



Tash e tutje Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, i cili më parë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së e më pas edhe Ministër i Infrastrukturës.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lumir Abdixhiku pati deklaruar se LDK pati një rezultat të rëndë dhe se ajo çfarë mund të ndryshohet tash e tutje është rruga që do të vendosin të ndjekin tash e tutje.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!