Klosi inauguron shkollën në Syzez

schedule16:45 - 11 Shtator, 2018

schedule 16:45 - 11 Shtator, 2018

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka shpërndarë libra falan në Urën Vajgurore. Qëllimi i qeverisë sipas ministrit Klosi është që në fund të mandatit të arrijnë t’i japin falas tekstet shkollore për nxënësit deri në klasën e nëntë.

E rikonstruktuar dhe me një palestër të re, shkolla e njësisë administrative Syzes është gati për të pritur nxënësit.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ministri Klosi, njëherësh edhe drejtues i qarkut Berat theksoi se kjo është 1 nga 17  shkollat të rikonstruktuara në këto 3 vite në bashkinë e Urës Vajgurore.  Ministri Klosi tha se investimet dhe reformat në arsim do të vijojnë.

“Qëllimi i qeverisë është që deri në fund të mandatit nxënësit të përfitojnë libra falas deri në klasën e 9-të.”      

Në shkollën e Njësisë Administrative Syzes do të ulen këtë vit 433 nxënës nga disa  fshatra, të cilët këtë  vit për herë të parë do të kenë jo vetëm libra falas deri në klasën e 4-t, por edhe kushte më të mira për të mësuar në shkollë falë rikonstruksionit dhe palestrës së re./abcnews.al