Basha: Rimbursimim 100% të ilaçeve për pensionistët

schedule13:52 - 13 Mars, 2021

schedule 13:52 - 13 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një familje në nevojë në Lezhë.

Basha u njoh me problematikat dhe vështirësitë ekonomike të kësaj familjeje. Gjatë bashkëbisedimit kryefamiljarja u shpreh se revoltuar për mungesën e vëmendjes nga qeverisa, ndërsa theksoi: “Rama është lodh vetëm për hajdutët”.

Sa i përket pensionistëve ashtu si edhe për familjet në nevojë, Basha sqaroi se Partia Demokratike ka përgatitur një plan edhe të moshuarit nëpërmjet të cilës do t’i kenë ilaçet 100% të rimbursueshme.

“Ju nuk keni për të paguar më para për ilaçe, do të jenë 100% të rimbursueshme, e para. E dyta, sipas diagnozës dhe ilaçe cilësore, jo kështu siç i kanë bërë këto. E dyta, familja që të mbetet pa të ardhura për të paguar energjinë, ujin dhe ushqimin bazik nuk do të ketë. Qofshin këto me ndihmë ekonomike, qofshin pensionistë. Kjo është zgjedhja e 25 prillit! Ky është vendimi që do të marrin të gjithë shqiptarët më 25 prill, që nga ty pensioniste, të rinjtë, të rejat. Me 25 prill do të ndahemi nga e keqja e do ecim përpara. Ka shumë mundësi Shqipëria për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë ju garantoj që programi që kemi, këta njerëz që janë garantët e programit, do t’ju vijmë në ndihmë. Familja ka qenë gjithmonë baza e shoqërisë tonë, edhe kur situata ka qenë shumë keq njerëzit janë mbajtur te familja. Është e vështirë nuk është detyrë e lehtë, po do bëhemi bashkë dhe do t’ia dalim.”

Nga ana tjetër lideri i opozitës premtoi dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

“Asnjë fëmijë nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike. Arsimi do t’i japë mundësi atyre të ja dalin dhe të ecin përpara në jetë. Lezha i ka mundësitë të krijojë vende punë”, tha Basha.

 

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al/