Policia Bashkiake e Tiranës: FRD ka zënë pronën, të lirohet vullnetarisht ose do veprojmë

schedule19:48 - 12 Mars, 2021

schedule 19:48 - 12 Mars, 2021

Policia Bashkia e Tiranës i ka vendosur ultimatum partisë Fryma e Re Demokratike për lirimin e zyrave. Në akt-konstatimin e vendosur në derën e jashtme të godinës thuhet se FRD duhet të bëjë lirimin vullnetar të pronës së bashkisë, përndryshe policia do të veprojë sipas ligjit.

Pse ndodhi përplasja

Zyrat ku ndodhet FRD janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. Nisur nga kjo, bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë ku kërkon lirimin e katit të tretë pasi godina ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime.

Gjatë mëngjesit të sotëm nga zyrat janë hequr tabelat identifikuese të partisë, ndërsa më pas iu shkëput edhe energjia elektrike. Presidenti Meta u përplas me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave./mv.abcnews.al