Manchester United dhe Milani do të përballen sërish mes tyre të enjten e ardhshme. Kësaj radhe në “San Siro”, teksa kuqezinjtë e Piolit kanë një avantazh të lehtë falë barazimit 1-1 jashtë fushe. Emra si Paul Pogba, Donny Van De Beek dhe Juan Mata, do të mungojnë sërish përballë Milanit.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar mungesën e trefishë për duelin e 18 marsit, aty ku do të vendoset skuadra që do të kualifikohet në çerekfinalet e Europa League. “Jo, nuk e besoj se do të jenë të gatshëm. Asnjëri prej tyre nuk do të jetë gati për ndeshjen me Milanin.
Uroj t’i kem gati përpara ndeshjeve të kombëtareve. Ndoshta, por nuk jam i sigurt. Duhet të presim edhe pak për rikthimin e tyre. Do të luajmë tre ndeshje përpara ndërprerjes, teksa e sigurt që do t’i kemi në dispozicion pas takimeve të kombëtareve“, deklaroi Solskjaer. /abcnews.al