Pranga gardianit të Fushë-Krujës

schedule16:19 - 10 Shtator, 2018

schedule 16:19 - 10 Shtator, 2018

Një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është arrestuar, pasi u kap teksa po fuste sende të paligjshme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Bëhet fjalë Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit, i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë, në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Pas kontrollit, u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik./abcnews.al