Netflixi ka një lajm jo shumë të mirë për të gjithë ata që kanë një llogari në këtë platformë. Ai po merr në konsideratë që të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit.
Disa përdorues kanë raportuar se në ekran u është shfaqur një fjali që thoshte se, “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju duhet të keni llogarinë tuaj personale për të vazhduar shikimin”.
Një zëdhënës tha për BBC se ky test ishte dizajnuar për t’u siguruar se njerëzit që përdorin llogari të Netflixit janë të autorizuar t’i përdorin ato.
Në këtë mënyrë, përdoruesit mund të verifikojnë se lejohen të futen në llogari përmes një kodi, që dërgohet përmes një mesazhi apo emaili.
Netflixi po përpiqet që të gjejë dhe të bllokojë përdoruesit që shfrytëzojnë llogari që nuk janë të tyre. Megjithatë ende nuk është marrë një vendim zyrtar./abcnews.al