Ushqimet që duhet të hani për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm

schedule09:46 - 12 Mars, 2021

schedule 09:46 - 12 Mars, 2021

Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve varet jo vetëm nga kujdesi bazë por edhe nga ushqimi që hani. Në vend që të përdorni zbardhues të dëmshëm, juve ju duhet vetëm të kujdeseni për ushqimin që hani.

Më poshtë ne do ju tregojmë ushqimet që duhet të hani, të cilat kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Ushqime që ruajnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve

Karota – Karotina është e mirë për mukozën dhe mishtrat e dhëmbëve. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve më të fortë. Karotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.

Peshku – Të gjithë e dimë që dhëmbët kanë nevojë për kalcium, por fosfori është një nga elementët më të rëndësishëm për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm

Majdanozi – Është një burim kryesor i kalciumit dhe ka një efekt kozmetik te dhëmbët.

Mollët – Janë tepër të efektshme kur bëhet fjalë për trajtimin e dhëmbëve. Ata masazhojnë mishrat, heqin pllakat denatre dhe e bëjnë frymëmarrjen tuaj më të freskët.

Kivit – Ky frut ka shumë vitaminë C. Nëse ju mungon vitamina C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të kenë gjakrrjedhje.

Qepa – Është një antibiotik natyral që vret bakteret e dëmshme në gojë.

Fara susami – Heqin shumë mirë pllakat dentare dhe e bën smaltin më të fortë.

Djathi –  Djathi i fortë ka shumë pak kripë dhe shumë kalcium. Ndihmon për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH që nuk lejon bakteret të riprodhohen.

Çaji jeshil – Katekina në çajin jeshil vret llojet e baktereve që shkaktojnë kavitete. Përveç kësaj, çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.

Zbardhuesit natyralë të dhëmbëve

Dardha – Ky frut heq pllakat dhe masazhon mishrat.

Kungulli – Ky është një nga zbardhuesit më të mirë natyrorë. Efektin më të mirë mund ta arrini nëse e e piqni në furrë ose e shtoni në një sallatë.

Luleshtrydhet –  Pavarësisht nga ngjyra e saj e ndritshme, ajo ka një efekt të shkëlqyer zbardhues. Ai përmban acid molle që heq pllakat dentare në mënyrë shumë efektive.

Brokoli –  Mund të largojë shumë mirë njollat e errëta. Është më mirë të hani brokoli të freskët. Mund ta prisni në sallatë ose ta zieni vetëm pak.

Selino– Ky është një ushqim zbardhues 2 në 1. Ndihmon për të hequr pllakat dentare dhe vret bakteret në gojë.

Portokalli  – Acidi i agrumeve zbardh dhëmbët shumë mirë, por njerëzit që kanë mishrat dhe dhëmbët e ndjeshëm duhet të jenë të kujdesshëm.

Majdanozi –  Pasi të keni ngrënë diçka, thjesht përtypni pak majdanoz para se të lani gojën./e.b-abcnews.al