Fauci: Ende herët për lehtësimin e masave dhe heqjen e maskave

schedule08:38 - 12 Mars, 2021

schedule 08:38 - 12 Mars, 2021

Shifrat ditore me koronavirus në Shtetet e Bashkuara nuk janë “absolutisht të ulëta” aq sa të lehtësohen masat kufizuese të shëndetit publik. Kështu është shprehur Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

SHBA vijon që të regjistrojë një mesatare prej 60,000 rastesh të reja në ditë, që është një shifër e lartë e “papranueshme”, tha Fauci për CBS Evening News.

“Kjo situatë është i rrezikshëm e mund të shkaktojë një rritje tjetër.”

Fauci tha se rastet duhet të bien nën 10,000 në ditë në mënyrë që të hiqen kufizime të tilla si mbajtja e maskave. Lajmi i mirë për SHBA-në është se vaksinimet po rriten në të gjithë vendin, veçanërisht tek të moshuarit, tha ai.

Për shembull, tani, sipas Faucit, nipërit dhe mbesat mund t’i përqafojnë gjyshërit nëse gjyshërit janë vaksinuar dhe nëse nipërit dhe mbesat janë të shëndetshëm. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!