Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester United, sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur pas barazimit me Milanin, kur gjithçka po mbyllej me epërsinë e skuadrës së tij. Gjithsesi Kjaer në fund ndëshkoi portierin Henderson dhe tekniku norvegjez theksoi për BT Sport se duhet të nxjerrin mësime nga ky duel.
“Jam shumë i zhgënjyer që pësuam gol në goditjen e fundit, me kokë. Kjo e bën më të vështirë çështjen e kualifikimit, por sidoqoftë do të vendosej në ndeshjen e dytë në Milano”, tha fillimisht Solskjaer, ndërkohë që më pas u ngacmua për golin e pësuar.
?? SIMON KJAER YOU BEAUTIFUL VIKING! ⚽️https://t.co/Rc2HByZGKu
— SempreMilan ? (@SempreMilanCom) March 11, 2021
Portieri mund ta kishte devijuar topin e gjuajtur nga Kjaer, por nuk e bëri diçka të tillë. Solskjaer për këtë shton: “E kam parë Henderson të ndalë raste të tilla. Ky është një mësim që duhet të marrim. U tërhoqëm shumë, u bllokuam dhe ata morën kohën për të goditur. Duhet ta kishim sulmuar topin me më shumë lojtarë që kishim aty.
Ishim pak të ngadaltë me zotërimin e topit. Ky është mësimi që duhet të marrim, pasi duhet të luajmë çdo javë dhe po e bëjmë kundër ekipeve të mira. Me Milanin ndoshta barazimi ishte një rezultat i drejtë”. /abcnews.al