Mbrëmjen e sotme u hodh në erë me eksploziv makina e prokurorit Arjan Muça, ndërsa “Mercedezi A Class” përdorej edhe nga gruaja e tij, Gentiana Muça gjyqtare te gjykata Administrative e Tiranës. Por kush është prokurori që iu shpërthye makina në parkimin e qendrës tregtare ‘Kristal’?
ABC mëson se Arjan Muça ka qenë oficer te prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas është emëruar prokuror në Gjirokastër. Në muaj e fundit ai ishte komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.
Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja, Gentiana Muça, pasi makina përdorej nga të dy. Policia deklaron se po kontrollon zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj deklaroi për mediat nga vendi i ngjarjes se makina ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme. Ai tha se prokurori që e ka në pronësi, Arjan Muça e parkonte prej dy vitesh në vendin ku ndodhi shpërthimi me tritol mbrëmjen e sotme./ db/Abcnews.al