Në Fier s’ka më vaksina, të moshuarit: Po përdoren për politikë

schedule15:55 - 11 Mars, 2021

schedule 15:55 - 11 Mars, 2021

Për shkak të mungesës që dozave të vaksinës në Fier është ndërprerë procesi i vaksinimit anti Covid.

Një i moshuar që është paraqitur për të marrë dozën e vaksinës është përballur me punonjësen e Qendrës Rinore që i ka pohuar se aty nuk ka vaksina.

A bëhen vaksina këtu? Kështu përcillemi ne.|Ajo më tha që shko tek shtëpia e pionerit dhe më tha bëj vaksinën. S’gjendet e drejta në këtë vend shkoj atje më thonë të vij këtu. Ka vaksina? “, shprehet i moshuari.

Në Fier prej 5 ditësh vaksinimi është ndërprerë. Me shifra të larta që renditet i dyti në vend Fieri jo vetëm e nisi me vonesë vaksinimin e popullatës por procesi është ndërprerë për një afat të pacaktuar.

Megjithatë mjekët e familjes prej disa ditësh vazhdojnë ti dërgojnë të moshuarit këtu në qendrën e vaksinimit. Ndërsa drejtoria e shëndetit publik thotë se nuk ka vaksina.

Po me sa duket mjekët e familjes nuk e kanë këtë informacion.

“Më mori mbrëmë mjekja e lagjes që të vija sot në ora 8. S’ka vaksina. Të venë një letër ta shkruajnë s’ka vaksina. Se po sorollatemi”, ka thënë ai.

Ndërsa ky i moshuar ka një dyshim të fortë kur thotë se me vaksinat bëhet politikë.

“Edi Rama e di se në Fier e ka të marrë votën. Në Shkodër tha që e kanë bërë gjysma po ne të Fierit pse jo. Përdoren për politikë vaksinat dhe me mik e shokë. Fier ka gjysmën e sëmurë pse mos fillojë vaksinimi./abcnews.al