VIDEO/ Argjentina vajton ende Maradonën, mijëra protestues zbresin në shesh

schedule13:58 - 11 Mars, 2021

schedule 13:58 - 11 Mars, 2021

Drejtësi për Diegon. Kjo ishte një ndër frazat më të dëgjuara në protestën paqësore të organizuar ditën e djeshme në Buenos Aires nga familjarët dhe tifozët e “El Pibe D’Oro”. Tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ndarja nga jeta e Maradonës dhe hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes kanë hyrë në një fazë thelbësore.

Publikimi i përgjimeve telefonike të njerëzve të cilët Diego i konsideronte të besuar kanë ndryshuar të gjithë rrjedhën e hetimeve, por ende nuk ka një fajtor. Për këtë arsye u organizua edhe marshimi, në të cilin morën pjesë dy vajzat, Dalma dhe Giannina, së bashku me nënën e tyre Clauddia Villafane.

“Dënimi do të jetë social. Ai nuk ka vdekur, ata e vranë atë. Kërkojmë gjykim dhe dënim për fajtorët”, ishin disa nga thirrjet më të shpeshta në protestë. Deri më tani janë plotë shtatë persona të akuzuar për vdekjen e Maradonës: mjeku personal Leopoldo Luque, psikiatrja Agustina Cosachov, psikologu Carlos Diaz, infermierët Ricardo Almiron, Dahiana Madrid, Nancy Forlini e Mariano Perroni. /abcnews.al