KPK shkarkon nga detyra Bujar Hotin

schedule10:15 - 10 Shtator, 2018

schedule 10:15 - 10 Shtator, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Ai ishte në listën prioritare si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Në seancën e kaluar KPK-ja ka prezantuar rezultatet e hetimit për Hotin. Sipas hetimit të KPK, prokurori Bujar Hoti ka në pronësi një apartament banimi 157 metra katror në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi si dhe një automjet tip Audi A4, blerë për 500 mijë lekë. Po ashtu prokurori është pronar i një toke are me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë në Spitallë. Për këtë tokë, KPK-ja i ka kërkuar informacion prefektit të Durrësit, pasi ajo ndodhet në zonën bregdetare, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Po ashtu sipas raportit te DSIK, prokurori Hoti është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi nuk ka kontakte me elementë kriminalë. Pozitiv ishte dhe vlerësimi për aftësitë e tij profesionale. Prokurori Bujar Hoti ka marrë pjesë në seancën e sotme dëgjimore, i asistuar edhe nga përfaqësuesi i tij ligjor, Julian Mertiri. Vendimi i KPK do të jepet në datën 10 shtator. /abcnews.al