Presidenti i Malit të Zi: Vendi ynë është në qendër të planeve për “Serbinë e Madhe”

schedule16:28 - 10 Mars, 2021

schedule 16:28 - 10 Mars, 2021

Presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, DPS-së, Milo Gjukanoviç, e ka akuzuar Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”, duke theksuar se Mali i Zi është në qendër të këtij plani.

“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”, tha Gjukanoviç mbrëmë në një tribunë në Nikshiq.

Zgjedhjet në Nikshiq do të mbahen të dielën, më 14 mars mes një tensioni të madh të krijuar përgjatë javëve të fundit.

 “Ne e dimë shumë mirë se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetëruar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar” tha Gjukanoviç./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!