Tundi rrjetën në derbin e Torinos, skauti i Juves tregon historinë dhe talentin e Luis Hasës

schedule13:36 - 10 Mars, 2021

schedule 13:36 - 10 Mars, 2021

Luis Hasa është një nga talentet më të spikatur shqiptarë. Ditën e djeshme 17-vjeçari debutoi me ekipin U19 të Juventusit dhe ishte protagonist në fitoren në derbin ndaj Torinos.

Talenti shqiptar shënoi golin e tretë të takimit, duke fiksuar momentalisht shifrat në 2-1. E gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 4-2 për bardhezinjtë. Paraqitja e tij e mirë ka bërë jehonë në Itali, teksa Gianluca Di Marzio i ka kushtuar një shkrim në portalin e tij.

 

Hasa është 17-vjeç dhe është kapiten i skuadrës U17 të “Zonjës” dhe aktivizohet si mesfushor i avancuar. Që në moshën 8-vjeçare ai i është bashkuar të rinjve të Juventusit.

Skauti i Juventusit në provincën e Asti, Mauro Burbello e pa atë, teksa luante për skuadrën e San Domenico Savio dhe e pikasi duke e marrë në prove te Juve. Sot Burbello foli për Gianluca Di Marzio dhe tregoi rreth fillimeve të Hasës dhe aftësive të mëdha të tij.

“Më kujtohet shumë mirë kur e pashë për herë të parë në fushë. Shkova në Campo di San Domenico Savio dhe pashë një djalë të vogël duke bërë një seri ushtrimesh. Binte në sy më shumë se të gjithë të tjerët. Kishte karakteristika më të mira se të gjithë.

 

Forca, gjuajtja, driblimi dhe shpejtësia e ekzekutimit ishin të jashtëzakonshme. E pashë sërish në një ndeshje dhe konfirmova idenë time. Në atë moment unë e thirra në Torino për të kryer një provë dhe u pranua menjëherë.

Djali nga provinca e Astit arriti të kalojë te Juventusi dhe në këmbim ndodhi vetëm diçka. San Domenico Savio i kërkoi Juventusit që moshat e tyre të merrnin pjesë në një kompeticion të organizuar nga vetë ata. Një këmbim i çuditshëm , por që fëmijëve të Asti iu dha mundësia të ëndërrojnë dhe të shohin kapacitetin e tyre.

 

Gjatë pushimeve kthehet në Asti dhe argëtohet me shokët e tij. Luan për qejf, jo për t’u dukur si fenomen. Kur e shoh, ai më përshëndet dhe është gjithmonë shumë i mirë”, u shpreh Burbelli.

Hasi është nën menaxhimin e kompanisë së Francesco Tottit. Me paraqitjet e mira të bëra, nuk pritet të vonojë shumë edhe ftesa nga ekipet e moshave të kombëtares shqiptare, për të ndjekur më pas me kujdes ecurinë e tij dhe konsideruar në cikël afatshkurtër edhe debutimin në kombëtaren e madhe, siç ndodhi me Ramen Çepele. /abcnews.al