Me afrimin e stinës së vjeshtës Bashkia e Tiranës po bën gjithçka gati për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet. Në rrugën “Muharrem Gurra”, Bashkia ka investuar një rrjet të ri kanalizimesh, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e specialistëve të UKT bashkë me mjetet e tyre punuan me kujdes në zëvendësimin e linjës së vjetër të kanalizimeve me një rrjet krejtësisht të ri dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Paralelisht është ndërhyrë edhe në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën “Kahreman Ylli”, në zonën e Kinostudios, ku pas sinjalizimit nga qytetarët, specialistët u mobilizuan menjëherë duke ndërhyrë me shpejtësi.
Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij. Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT./abcnews.al