Një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar është padyshim dhe Ermal Fejzullahu. Prej shumë vitesh në tregun muzikor, Ermali ka arritur ta bëjë për vete publikun me këngët e tij hite.
Gjatë një interviste që ka dhënë për Top Albania Radio, këngëtari është ndalur familja, fëmijët dhe sigurisht tek situata që në të cilën i ka lënë pandemia. Duke folur për koncertet, Ermali rrëfeu dhe një situatë të pazakontë që i ka ndodhur në Itali, ku i është ofruar të paguhej me drogë.
“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari. /abcnews.al