“U pajtuam se ishte më mirë të mos takohemi dhe të shkatërronim gjithçka”

schedule23:51 - 8 Shtator, 2018

schedule 23:51 - 8 Shtator, 2018

Dështimi i mbajtjes së takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bërë temë edhe në mediat botërore.

Mediumi prestigjioz “Politico”, e ka konsideruar mos mbajtën e këtij takimi mes dy presidenteve si regres në dialogun ndërmjet dy shteteve, transmeton Klan Kosova.

Shkaktar kryesor i këtij regresi sipas mediumit në fjalë është refuzimi i Vuçiqit për tu takuar me homologun e tij Thaçin në Bruksel.

Thaçi në një intervistë për “Politico” e pranoi se vështirësitë e së premtes tregojnë se të dyja palët mbeten shumë larg.

“Ne kemi dallime të thella dhe të mëdha. U pajtuam se ishte më mirë të mos takohemi dhe të shkatërronim gjithçka”.

Pengesa erdhi vetëm dy javë pasi presidentët deklaruan në një konferencë në Austri angazhimin e tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura të pazgjidhura nga lufta 1998-1999 që i dha fund kontrollit serb të Kosovës. /klankosova.tv