Del në shitje postimi i parë në Twitter, ofrohet shuma marramendëse

schedule19:43 - 9 Mars, 2021

schedule 19:43 - 9 Mars, 2021

Bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey ka nxjerrë në shitje postimin e parë të publikuar në këtë rrjet social. Oferta më e lartë për postimin e publikuar në vitin 2006 është bërë nga Sina Estavi, CEO i Bridge Oracle për 2.5 milionë dollarë.

Postimi do të shihet si një NFT dhe blerësi do të marrë një certifikatë unike dixhitale, të nënshkruar dhe verifikuar dixhitalisht nga Dorsey. Pronësia e këtyre pasurive regjistrohet si një libër dixhital i ngjashëm me rrjetet që mbështesin bitcoin dhe monedhat e tjera të kriptuara.

“Zotërimi i çdo përmbajtjeje dixhitale mund të jetë një investim financiar. Mund të mbajë vlera sentimentale. Ashru si një autograf në një letër bejsbolli, vetë NFT është autograf i krijuesit për përmbajtjen, duke e bërë atë të paktë, unik dhe të vlefshëm.”

Sidoqoftë, ndryshe nga shumica e monedhave, një person nuk mund të shkëmbejë një NFT me një tjetër siç do të bënin me dollarë ose pasuri të tjera. Çdo NFT është unik dhe vepron si një koleksionist që nuk mund të kopjohet, duke i bërë ato të rralla nga dizajni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!