Taksa e pronës, Mazniku: “Do të jetë më e drejtë”

schedule17:05 - 2 Nëntor, 2017

schedule 17:05 - 2 Nëntor, 2017

Ndryshimet që i kanë kaluar parlamentit, sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, e kanë bërë taksën e pronës me të drejtë. Nënkryetari i bashkisë shpjegon se si përllogaritet dhe se si do të mblidhet kjo taksë që aktualisht vilet më pak.

Banesat që kanë kushtuar më shtrenjtë do të taksohen më shumë. Për ato me kosto më të ulët do të paguhet më pak. Taksa e pronës vitin që vjen, sipas nënkryetari të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, do të jetë më e drejtë. Familjarët, por edhe bizneset nuk do të paguajnë me një tarifë fiksë, por një kosto që do të përllogaritet në përqindje të vlerës së pronës që kanë.
Kjo taksë aktualisht tek familjarët mblidhet nga bashkitë, ndërsa tek bizneset nga tatimet, ndryshimet shpjegon Mazniku do të përfshijnë edhe mënyren e mbledhjes së saj.

Taksa vitin që vjen do të paguhet edhe për ndërtesa që nuk kanë përfunduar brenda afatit të përcaktuar në lejen e ndërtimit. Për këto godina, ndërtuesit do të pagujnë 30% të taksës së pronës e deri në kalim të objketit tek një palë e tretë.
Të ardhurat nga taksa e pronës janë ato që mblidhen më pak nga pushteti vendor, por me përfshirjen e saj në faturen e ujit, Mazniku tregon se Bashkia e Tiranës ka arritur ta mbledhë atë në masën 93%.

https://youtu.be/r7midD5X4Wk