“Zemra ime rreh për Shqipërinë”, në Zvicër pranojnë humbjen e Bajramit

schedule16:35 - 9 Mars, 2021

schedule 16:35 - 9 Mars, 2021

Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare dhe pret vetëm konfirmimin e FIFA-s. 22-vjeçari është aktivizuar me të gjithë kombëtares e Zvicrës, prej asaj U15 e deri te U21.

Me këta të fundit numëron 12 ndeshje dhe 1 gol, por tani ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e origjinës. Trajneri i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli ka tentuar deri në fund t’i ndryshojë mendjen, por Bajrami nuk është tërhequr.

Mesfushori ofensiv po shkëlqen tek Empoli, skuadër që kryeson Serie B dhe është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian. 3 gola dhe 10 asiste për Bajramin me Empolin, teksa Edi Reja e pret te Shqipëria.

Në një prononcim për zviceranen Blick, trajneri Lustrinelli flet në lidhje me këtë çështje. “U përpoqëm të bindim Nedimin për të vijuar të luajë me Zvicrën, por ai na tha se zemra i rreh vetëm për Shqipërinë.

U dorëzuam, nuk mund ta pengojmë dot largimin e tij drejt Shqipërisë“, deklaron trajneri 45-vjeçar. Bajrami është një futbollist më cilësi të mira dhe po pret me padurim lejen e FIFA-s për të garuar me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!