Mesila Doda i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit që bëri sot.
Rama e cilësoi si “Desdemona”, ndërsa në një shënim në rrjetet sociale, Doda i kthehet ashpër duke thënë se di vetë të përgojojë dhe se është e keqja e vendit.
Doda shton se nuk merr përsipër lidhjen e tij me zinxhirë, pasi këtë duhet t’ja bëjë Ofelia që ka në shtëpi. Ajo thekson se merr përsipër të kryejë çdo akt ligjor që ta dërgoje prapa hekurave për dëmin e madh që i ka bërë vendit.
Postimi i plotë:
Llaxorja e lagjes hapi gojën… tani e paska zënë edhe me gratë… në fakt për ty s’do harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta… një langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël njerëzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë. Je i mjere o i zi… je i mjerë se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde… pushtetin. Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e përgojohet… je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë… kam një lajm për ty.
Unë nuk marr përsiper të lidh ty me zinxhirë… është një punë që duhet ta bejë Ofelia që ke në shtëpi,… po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgoje prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi. Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një date limit sot… 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm do jesh humbës por do jesh përgjegjës për demet katastrofike që ke sjelle në këtë vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor qe je i papërgjegjshëm për veprimet e tua sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.
g.v/abcnews.al