Në Fier është ndërprerë procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80-vjeç. Drejtoria e Shëndetit Publik nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për arsyet e ndërprerjes së këtij procesi.
Ndërsa deri më tani janë realizuar rreth 200 vaksina. Nga ana tjetër të moshuarit janë shprehur për ABC se kanë qëndruar në pritje për orë të gjata dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje se përse nuk ka vijuar ky proces.
“Do bëhen sot do të bëhen nesër na thonë. Kam ardhur nga Semani dhe ende nuk ka marrë informacion”, shprehet një i moshuar.
“Na thonë nuk ka vaksinë, kemi marrë formularin përkatës dhe solla mamanë këtu. Tani më duhet të rikthehem sërish pa bërë asgjë”, thotë një tjetër qytetar.
/abcnews.al/