VIDEO/ “Java e krimit”, Xhevahir Sukaj ndez derbin Tirana-Partizani 

schedule11:35 - 9 Mars, 2021

schedule 11:35 - 9 Mars, 2021

Partizani u mposht nga Skënderbeu dhe nuk ka kohë për ta qarë atë duel, pasi në derë është derbi me Tiranën. Kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat, por këtë herë ka edhe shumë vlerë për ecurinë në vazhdim.

Në kampin e kuq nuk është se kanë shumë për të thënë, sidomos pas një jave kampionati që foli vetëm në favor të Tiranës rivale. Gjithsesi Xhevahir Sukaj, tani që është larg Partizanit, edhe mund të ngacmojë.

Sulmuesi shkodran ka postuar një video të një prej ndeshjeve derbi të luajtur më parë në stadiumin “Qemal Stafa”, tani “Air Albania Stadium”, dhe shkruan: “Java e krimit. Përjetë me ty Partizan”. / abcnews.al