Gol dhe rekord në derbin me Atleticon, Benzema në historinë e Real Madrid

schedule16:17 - 8 Mars, 2021

schedule 16:17 - 8 Mars, 2021

Karim Benzema shënoi një gol të rëndë në derbin e ditës së djeshme kundër Atletico Madrid. Sfida e luajtur në “Wanda Metropolitana” përfundoi në barazim 1-1, rezultat që mban “Los Blancos” në garë për titullin kampion.

Një ndeshje historike për sulmuesin francez, i cili është kthyer në lojtarin e huaj me më shumë prezenca me kampionët e Spanjës. 371 ndeshje me fanellën e Realit për 33-vjeçarin, i cili kaloi një legjendë si Roberto Carlos (370 ndeshje).

Më pas renditet Marcelo me 366 ndeshje, teksa mbrojtësi i majtë brazilian dhe Benzema vijojnë të garojnë mes tyre për vendin e parë. Ekipi i Zidane renditet në vend të tretë në La Liga me 54 pikë, pesë më pak se Atletico kryesuese, që ka luajtur një takim më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!