Të jesh prind është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Megjithatë, ata që kanë fëmijë e dinë shumë mirë që nuk është një detyrë e lehtë. Duhet shumë kohë dhe përpjekje për të siguruar që fëmijët të rriten me një sjellje të mirë, të arsimuar si duhet dhe përgjithësisht të përshtatur për jetën. Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë disa probleme të zakonshme të sjelljes së fëmijëve, të cilat prindërit nuk duhet t’i injorojnë asnjëherë.
1. Të heshtësh për veprimet e këqija të dikujt
Ju duhet t’i shpjegoni fëmijës tuaj ndryshimin midis të qenit gënjeshtar dhe të qenit vigjilent dhe i ndërgjegjshëm. Gjithashtu, duhet ta dëgjoni me qetësi fëmijën tuaj dhe të përmbaheni nga gjykimi. Pas kësaj, duhet t’i ndihmoni ata të kuptojnë situatën në mënyrë që të të gjeni një zgjidhje për problemin, bashkë.
2. Rivaliteti i vëllezërve dhe motrave
Gjeni thelbin e problemit dhe sigurohuni që të ndaloni fëmijët tuaj të shkaktojnë dhimbje fizike njëri-tjetrit. Ndihmoni fëmijët tuaj të ndihen si një ekip i vërtetë dhe mësojuni të zgjidhin konfliktet në mënyrë të drejtë. Shpjegojini atyre rëndësinë e respektimit të ndjenjave të njëri-tjetrit. Mundohuni të kaloni kohë rregullisht me secilin nga të vegjlit tuaj. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur marrëdhënie të përzemërta brenda familjes, informon abcnews.al.
3. Vjedhja
Mbajtja e qëndrimit të duhur është shumë e rëndësishme. Ruaj qetësinë. Nëse fëmija juaj ka vjedhur diçka për herë të parë, zbuloni motivet dhe shpjegoni që të veprosh kështu është krejtësisht e gabuar. Pastaj kërkoni që fëmija juaj të kthejë ose të paguajë sendin, dhe t’i kërkojë falje pronarit të saj. Nëse vjedhjet ndodhin në mënyrë të përsëritur, kërkoni ndihmë profesionale psikologjike. Përndryshe, kjo lloj sjelljeje mund të shndërrohet në një zakon edhe në të ardhmen.
4. Qëndrim mosrespektues ndaj të tjerëve
Gjeni se çfarë po e shkakton këtë sjellje. Mësojini fëmijët tuaj mënyrën e duhur për të shprehur emocionet dhe dëshirat e tyre. Ata duhet të mësojnë të qëndrojnë të qetë dhe të dëgjojnë. Nëse fëmija juaj vazhdon të sillet me pafytyrësi, hiqni privilegjet që ai ose ajo gëzon, informon abcnews.al.
5. Pandershmëria
Mos u acaroni. Shpjegojini fëmijës tuaj rëndësinë e ndershmërisë dhe besimit në marrëdhënie. Merrni kohë të mendoni për një ndëshkim të duhur, i cili do ta mësojë fëmijën tuaj se gënjeshtra është e papranueshme. Nëse pandershmëria bëhet normë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve më serioze. Në një rast të tillë, do të duhet të kontaktoni një specialist.
6. Britma e gjatë dhe zhurmshme
Mundohuni të mbani një shprehje mospërfillëse. Kujtojini fëmijës tuaj se ai ose ajo duhet të flasë me një zë normal. Nëse kjo sjellje bëhet e përhershme, duhet të kuptoni se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Ju mund të duhet të diskutoni situatën me fëmijën për ta bërë atë më të vetëdijshëm për të qenë pjesë e familjes, informon abcnews.al.
7. Sjellje të vrazhdë
Mos u bëni shumë presion fëmijëve tuaj ndërsa u mësoni atyre mënyrat e duhura të sjelljes. Në vend të kësaj, përqendrohuni në kujtesën e tyre për të qenë të vëmendshëm ndaj njerëzve të tjerë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që anëtarët e rritur të familjes të sillen siç duhet, sepse fëmijët përsërisin atë që shohin./e.b-abcnews.al