Tumeriku ose i njohur ndryshe si shafran i Indisë është një erëz që përmban kurkum, një përbërje anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mendohet se është e mirë për shëndetin tuaj.
Shafrani i Indisë ka disa përfitime shëndetësore dhe përfitime bukurie, gjithashtu. Është e rëndësishme të theksohet se, në përgjithësi, erëzat kanë nevojë për më shumë hulumtime dhe në disa raste nuk është e qartë se cilat sasi specifike ju duhet të merrni për të fituar përfitimet shëndetësore. Sidoqoftë, ekspertët dhe disa studime tregojnë se shafran i Indisë është një shtesë e shëndetshme në dietën tuaj për këto arsye.
- Tumeriku ndihmon në humbjen e peshës
- Nëse keni artrit, shafran i Indisë mund t’ju ofrojë një lehtësim të sëmundjes
- Ju ndihmon të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale
- Ju ndihmon në kontrollin dhe balancimin e sheqerit në gjak, te pacientët me diabet
- Tumeriku ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
- Ka veti anti-kancerogjene
- Tumeriku mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të IBS dhe kolitit
- Tumeriku nivelet e kolesterolit
- Tumeriku mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
- Tumeriku mund të bllokojë molekulat e rrezikshme./e.b-abcnews.al