“40% e të rinjve nuk kanë interes për futbollin”, Agnelli ndez alarmin

schedule14:33 - 8 Mars, 2021

schedule 14:33 - 8 Mars, 2021

Gjatë ditëve të fundit u mbajt Asambleja e 25-të e shoqatës së klubeve. Presidenti i saj, Andrea Agnelli, njëkohësisht drejtuesi i klubit të Juventusit mbajti një fjalë të gjatë, ku më shumë u përqendrua në krijimin e Superligës Europiane.

Agnelli u shpreh se ky kompeticion i përshtatet tifozëve modernë, të cilët janë tifozë më përzgjedhës dhe ndjekin vetëm ekipet e mëdha, apo lojtarët e preferuar. Ai gjithashtu vuri alarmin për tifozët e rinj, q ëpo pakësohen çdo ditë e më shumë.

“Së pari duhet të kemi tifozët në qendër të vëmendjes. Sistemi aktual i kompeticioneve nuk është bërë për tifozët modernë. Hulumtimet tregojnë se 1/3-ta e tyre ndjekin ta paktën 2 ekipe. 10% e tyre ndjekin lojtarët e preferuar, jo klubet. 40% e grupmoshës 16-24 vjeç nuk kanë asnjë interes për futbollin sot”, u shpreh Agnelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!