Gareth Bale është rikthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa Tottenham vijon të fitojë në Premier League. Ekipi i Jose Mourinhos mposhti 4-1 në shtëpi Crystal Palace, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat.
4️⃣ goals and 3️⃣ points for Spurs ?#TOTCRY pic.twitter.com/1lXgyRFQog
— Premier League (@premierleague) March 7, 2021
Gareth Bale dhe kapiteni Harry Kane realizuan nga një dygolësh, teksa Christian Benteke realizoi golin e nderit për Palace. Sulmi i Tottenham po kalon një moment shumë të mirë dhe tre pikët e sotme janë tepër të rëndësishme.
Tottenham renditet në vend të gjashtë me 45 pikë. Zona Champions League është vetëm dy pikë larg, më afër se kurrë. Java e ardhshme rezervon derbin me Arsenalin për djemtë e Jose Mourinhos, të cilët duan të vijojnë me fitore. /abcnews.al

