Në frontin e parë kundër Covid, artistja pikturon mbi 150 portrete të bluzave të bardha

schedule12:48 - 6 Mars, 2021

schedule 12:48 - 6 Mars, 2021

Jayashree Krishnan është piktorja e cila ka realizuar më shumë se 150 portrete të njerëzve në vijën e parë të fronit me pandeminë me koronavirus.

E pyetur nga CNN, ajo ka treguar se secili person i portretizuar tregon një rrëfim përmes syve dhe i është dashur të harxhojë plot dy orë për një portret.

“Secili person e tregon rrëfimin e tij të ngjarjes përmes syve të tij. Qëllimi im ishte që të kapja atë moment”, ka thënë ajo.

Shumica e fytyrave të portreteve janë të mbuluara me maska dhe mburoja. Megjithatë vihet re shumë lehtë që ata janë pjesë e bluzave të bardha si doktorë apo infermierë, të cilët prej një viti ndodhet në frontin e parë me Covid-19.

50-vjeçarja ka treguar se gjithçka nisi me dy portrete të dy kushërinjve të saj, të cilët punonin 13 orë në ditë, shtatë ditë të javës në një spital në Michigan.