Thaçi në Opinion: Referendumi do ta vulosë marrëveshjen me Serbinë

schedule21:29 - 6 Shtator, 2018

schedule 21:29 - 6 Shtator, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i bindur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për shkëmbimin e territoreve. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Thaçi theksoi se referendumi do ta vulosë marrëveshjen me Serbinë. Sipas tij kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Referendumi do ta vulosë marrëveshjen me Serbinë”- u shpreh Thaçi.

Thaçi hodhi poshtë zërat se ideja e korrigjimit të kufijve ishte e Rusisë, por theksoi se ideja origjinale ishte e vetë qytetarëve të Preshevës  e Bujanovcit.

“Ideja origjinale është e vetë qytetarëve të Preshevës  e Bujanovcit. Kanë ardhur në zyrën time dhe i kam pyetur a jeni të vendosur. Nëse po atëherë duhet të jeni transparentë. Ata në zyrën time kanë thënë po dhe unë kam deklaruar mbështetjen time të plotë. Është ideja jonë për një korrigjim historik. Sot kur flasin me kaq përbuzje më BE. Kur dëgjoj që është ideja e Rusisë kjo është injorancë”. /abcnews.al