Tre persona janë vrarë në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, pasi një shtetas qëlloi me armë zjarri në zonën qëndrore të biznesit në këtë qytet. Agresori është ekzekutuar, njoftoi policia amerikane që bëri me dije se gjatë këtij sulmi edhe disa persona të tjerë mbetën të plagosur. Një prej tyre është në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë hapur një hetim lidhur me ngjarjen në fjalë. Ende nuk dihet nëse sulmi ka lidhje me terrorizmin apo bëhet fjalë për një person me çrregullime mendore. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë. /abcnews.al
SHBA, vriten 3 persona gjatë një sulmi me armë zjarri
schedule22:12 - 6 Shtator, 2018
schedule 22:12 - 6 Shtator, 2018