Policia ka arrestuar shoferin 29-vjeçar, Zija Murati, i cili drejtonte automjetin i cili u përfshi në aksident në Kashar, ku për pasojë humbën jetën tre persona.
Policia bën me dije se bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese.
Nga përplasja humbën jetën tre persona, të cilët ishin pasagjerë në mjet, dy prej tyre vëllezër. Nga pamjet shihet se automjeti është përplasur me murin e banesës. Viktimat janë Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al

