EMRAT/Aksident tragjik në Kodër-Kashar, humbin jetën 2 vëllezër dhe kushëriri, shpëton shoferi

schedule08:15 - 5 Mars, 2021

schedule 08:15 - 5 Mars, 2021

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik të ndodhur në në Kodër-Kashar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se makina e drejtuar nga 29 vjeçari Zija Murati, ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, ku si pasojë kanë humbur jetën pasagjerët Ismail Sula 66 vjeç, Belul Sula 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.

Ndër të tjerat bëhet me dije se dy viktimat, Beluli dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë shoferi i makinës ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në spital.

LEXO EDHE: Mjeti del nga rruga, humbin jetën 3 persona

Njoftimi i policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.e.su./abcnews.al