Arabët morën portin e Durrësit, shqetësime në KE: Kemi kërkuar sqarime nga qeveria shqiptare

schedule11:51 - 4 Mars, 2021

schedule 11:51 - 4 Mars, 2021

Komisioni Europian i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me kompaninë “Emaar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dhënien me koncension të portit të Durrësit.

E pytur nga gazetarja e ABC, Erisa Zykaj, nëse kjo marrëveshje e qeverisë shqiptare thyen rregullat e marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, BE-Shqipëri, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është përgjigjur: “BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”.

Qeveria shqiptare nënshkroi në nëntor një marrëveshje me kompaninë nga EBA, “Emaar” për të dhënë me koncension portin e Durrësit, ndërsa parashikohet që aktiviteti i ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave të spostohet në zonën e Porto Romanos.

Çfarë tha Rama për marrëveshjen me “Emaar”

Së pari dëshiroj të shpreh bindjen time që Durrësit duhet të cclirohet nga gjithë ai aktivitet ngarkim shkarkimesh në zemër të tij. Sot për arsye që janë më se të qarta, ndërkohjë që Durrësi perspektivën e ka të lidhur me turizmin që në Durrës ka të ardhme sepse qyteti ka vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe një kapacitet mikpritës dhe një kuzhinë gjithmonë e më të sofistikuar. Nuk mundet më që mu në zemrën e vet të ketë një port që nga çdo pikëpamje është I tejkaluar nga vetë koha. Nëse porti I Mallrave nuk mund të jetë aty është e pamundur të mendohet Durrësi pa portin e Mallrave.

Është e domosdoshme që ndërkohë që ne çlirojmë zemrën e qytetit, të hapim perspektivën për rritjen e mëtejshme të këtij aktiviteti. Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës të lidhur me ambicien për të pasur një port të rëndësishëm dhe për ta pasur të lidhur edhe me një hapësirë të aktivitetit ekonomik. Ne kemi punuar për disa vite me këtë ide. Kemi pasur disa tentative në të shkuarën për të filluar me zonën industrial që tani do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës. Shqipëria kur ne kemi dalë në tregun ndërkombëtar me një ofertë për transformimin e Porto Romanos në një fushë të mbushur me aktivitet, ka qenë një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot. Sot jemi në kushte të tjera. Nëse kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës që ka ndërtuar dhe operon një pjesë të madhe të investimeve turistike.

Jo vetëm e ka shprehur dëshirën por edhe ka dorëzuar projektin. Kjo është pak por e sigurt. Ata që kanë problematika më shumë se ishin 7 vite më parë ka një puls për të kuptuar se ku ndodhet vendi në këtë moment, pulsi I investitorëve të mëdhenj. Nuk mund të mendohej që një kompani e këtyre përmasave do vinte në Shqipëri për ta bërë portin e Durrësit një nga marinat më të mëdha të Mesdhut. Ideja për një marinë turistike pranë Portit të Durrësit ka qenë ide e vjetër. Ka qenë një ide që është materializuar në dhënien e të drejtës për të zhvilluar një koncesion në atë zonë por nuk ka funksionuar.

Investitorë që të hidhnin jo 2 mld euro si bëhet fjalë për investimin që po flasim nuk gjendej. E kam parë që ka pasur një mur mes kësaj dëshire të madhe dhe realitetit të fakteve. Masterplani për transformimin e portit është aty. Kontratat e lidhura që janë kontrata koncesionare me kompani në portin aktual, janë marrëveshje të palëvizshme të shtetit shqiptar. Shteti shqiptar ka të drejtën të ndërtojë një port të ri. Shteti shqiptar ka detyrimin të zbatojë këto kontrata dhe gjithë veprimtaria që zhvillohet sot lidhet me nevojat për një port detar. Kompanitë do të spostohen në portin tjetër me të njëjta kushte pavarësisht se porti tjetër do të ketë perspektivë zhvillimi që në volume do të jetë më I madh se këtu.

Ne nuk mund të kemi ambicie për vitin 2030 në aspektin e rritjes së vëllimeve. Mund të rritet por ka një kufi. Porti tjetër do të jetë I lidhur me aktivitetin e hekurudhave. Presim të na miratohet fondi për një pjesë, për hekurudhën Durrës-Hani I Hotit dhe projekti tjetër Durrës-Prishtinë. Na duhet një port për dekadat e ardhshme. Na duhet një port konkurrent. Sa kohë? Kjo çështja e kohës, me këtë duhet shumë kujdes sepse aftësia parashikuese kur ti nis të shkosh në zbatimin e një ideje është e kufizuar. Vazhdimi lidhet me procese që nuk I ke në dorë. Si ndodhi edhe me aeroportin e Vlorës sepse pavarësisht nga ne nuk u finalizuar dot në kohë. /abnews.al