Një gol shumë i bukur është shënuar në Izrael. Hapoel Tel Aviv-Maccabi Haifa, ndeshje e luajtur ditën e djeshme, përfundoi 1-2 për skuadrën mike, që konfirmohet në krye të renditjes dhe vijon të marshojë drejt titullit kampion.
Minuta e 26-të, rezultati ishte 1-1 dhe Jose Rodriguez realizoi golin e fitores për Maccabi Haifa. Mesfushori spanjoll dhuroi një goditje fantastike me të djathtën dhe topi përfundoi në trekëndëshin e portës së skuadrës vendase.
https://streamable.com/otpbwt
Një koordinim perfekt i 26-vjeçarit, i cili po luan sezonin e parë me ekipin izraelit. Goli i parë sezonal në kampionat për Jose Rodriguez dhe tre pikë fantastike për Maccabi Haifa, që kryeson me 5 pikë më shumë se vendi i dytë. /abcnews.al