Varianti B.1.1.7 i koronavirusit i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar është më infektues sesa versionet e tjera që janë në qarkullim dhe ka të ngjarë të çojë një rritje të madhe të rasteve.
Ky variant i veçantë është zbuluar në të paktën 82 vende, përfshirë 44 shtete të SHBA-së. Nicholas Davies, i Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve studioi përhapjen e variantit në të gjithë Anglinë.
“Duke përdorur një sërë qasjesh të modelimit statistikor dhe dinamik, vlerësojmë se ky variant ka një numër riprodhimi 43-90% më të lartë sesa variantet që kanë ekzistuar më parë”.
“Pa masa të rrepta kontrolli, duke përfshirë mbylljen e kufizuar të institucioneve arsimore dhe një vaksinë, shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 në të gjithë Anglinë në 2021 do të tejkalojnë ato të vitit 2020”, sipas studiuesve.
Nga mesi i shkurtit, B.1.1.7 përbënte 95% të rasteve të koronavirusit në Angli. Rritja e transmetueshmërisë është shpjegimi më i mirë për përhapjen e variantit.
Anglia do të duhej të vaksinonte plotësisht 2 milion njerëz në javë, sipas studiuesve, dhe madje edhe atëherë, mund të jetë e nevojshme mbyllja e shkollave ose marrja e masave të tjera. Më pak se 1 milion njerëz në Angli janë vaksinuar plotësisht deri më tani, sipas qeverisë së MB.
Në SHBA, afro 27 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat./abcnews.al

