VIDEO/ United ngec dhe e sheh Cityn 14 “shkallë” lart, triumfon PSG

schedule23:10 - 3 Mars, 2021

schedule 23:10 - 3 Mars, 2021

Manchester United nuk e mban dot hapin e Manchester City. “Djajtë e kuq” barazuan pa gola në transfertë kundër Crystal Palace dhe tashmë “Qytetarët” numërojnë 14 pikë më shumë, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Skuadra e Solskjaer kishte kontrollin e topit, por nuk pati shënjestrën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës. Vetëm një top i dërguar në kuadrat flet vetë dhe në fund takimi u mbyll 0-0. Në Premier League sot iu gëzua tre pikëve Sheffield United, që mposhti 1-0 skuadrën e Aston Villa. Takimi tjetër, Burnley-Leicester, përfundoi 1-1.

LIGUE 1 – PSG ndjek këmba këmbës skuadrën e Lille, që sot mposhti 2-0 skuadrën e Marseille. Kampionët në fuqi të Francës morën tre pikët e tyre në transfertë kundër Bordeaux, që u mbyll me rezultatin 0-1.

Kështu PSG ruan diferencën prej dy pikësh me Lille dhe heroi i tyre në duelin e sotëm ishte spanjolli Pablo Sarabia. 28-vjeçari lëviz mjaft bukur në zonë dhe me një goditje potente nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar, duke shënuar golin që në fund pati vlerën e tre pikëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!