Kukësi u mposht nga Laçi në Elbasan dhe pas ndeshjes klubi verilindor doli me deklaratë për arbitrin Klajdi Kola, duke e quajtur atë kamikaz. Mes të tjerash në deklaratë thuhej se do ta paditin në Prokurori.
Në lidhje me gjykimin ka reaguar edhe numri një i klubit të Kukësit, Safet Gjici. “A e patë ju çfarë arbitrimi që bëri ai? Çfarë penalltie të turpshme dha? Shumë turp! Po tendencioze është se nuk ka rrugë tjetër. S’ka kuptim tjetër. Nuk është hera e parë”, është shprehur fillimisht Gjici për “Panorama Sport””.
Më tej ai shton: “Pa diskutim që do të fitonim. Ju e patë se çfarë loje kishte Laçi dhe çfarë loje bëmë ne. Arbitri, çdo lloj faulli e jepte atje ku rrezikohej që ne të bënim gol. Turpi më i madh është për penalltinë. Është një turp”. /abcnews.al