Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 27-vjeçare nga Berati. Mësohet se Ariola Sakollari (Gjeçi) ndodhej në intubim në një nga spitalet COVID në Tiranë dhe humbi jetën pasditen e djeshme.
Vajza nga Berati fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u transportua në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.
Familjarët dhe miqtë e përcollën sot 27-vjeçaren për në banesën e fundit. Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese. sb/abcnews.al/