Fitorja minimale ngjit Dinamon në krye, Egnatia e pandalshme në grupin B

schedule15:48 - 3 Mars, 2021

schedule 15:48 - 3 Mars, 2021

Sot zbritën në fushë edhe skuadrat e Kategorisë së Parë. Në grupi A u luajtën dy ndeshje. Dinamo siguroi tre pikët pas fitores 1-0 përballë Veleçikut. Da Silva realizoi golin e fitores për ekipin vendas në pjesën e dytë, teksa Olsi Uku e nisi me fitore aventurën në stolin dinamovit.

Triumfi i sotëm e ka ngjitur Dinamon në krye me 26 pikë, një më shumë se Burreli ndjekës. Fitore arriti edhe Erzeni në shtëpi. Skuadra nga Shijaku mposhti 2-0 Vorën, sukses që ngjit Erzenin në vend të katërt me 15 pikë. Golat e fitores u realizuan nga Hima dhe Levendi.

 

Renditja e grupit A

Egnatia vijon të shfaqet ekipi më i mirë në grupi A. Djemtë e Gugash Maganit fituan 1-2 jashtë fushe kundër Flamurtarit. Shtubina dhe Guiherme i dhuruan tre pikët skuadrës rrogozhinase me golat e tyre, teksa rrjeta e Aliajt nuk i shërbeu kuqezinjve vendas.

Vendi i parë dhe 26 pikë për Egnatian, që kryeson me 7 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë. Ekipi kavajas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Turbinës. Lushnja nuk gaboi përballë Elbasanit, kundërshtar të cilin e mposhti 3-1.

 

Renditja e grupit B

Qoshku, Bani dhe Abduljabar shënuan për lagunarët, teksa golin e nderit për verdheblutë e realizoi Marku. 16 pikë dhe vendi i pestë në grupin B për Lushnjen, ndërsa Elbasani mbetet në vend të fundit.

Sfida tjetër mes Pogradecit dhe Tomorit përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin vendas. Abazaj dërgoi topin në rrjetë në pjesën e parë, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme skuadrës liqenore, që renditet në vend të katërt me 16 pikë, një më pak se beratasit. /abcnews.al

Kategoria e Parë/
Grupi A
Dinamo-Veleçiku 1-0
(Da Silva)
Erzeni-Vora 2-0
(Hima, Levendi)

Grupi B
Pogradeci-Tomori 1-0
(Abazaj)
Lushnja-Elbasani 3-1
(Qoshku, Bani, Abduljabar / Marku)
Turbina-Besa 0-0
Flamurtari-Egnatia 1-2
(Aliaj / Shtubina, Guiherme)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!