Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka nisur pushimet, pas përfundimit me sukses të të spektaklit “Love Story”. Ajo ka zgjedhur një vend tropikal e këtë e ka zbuluar përmes postimeve në Instagram.
Alketa shfaqet duke pozuar nga parajsa tropikale, e veshur me këmishë, syze, flokët e kapur dhe pa makeup.
Edhe këtë herë, moderatorja është komentuar për destinacionin luksoz që ka shkuar, pasi shumë fansa kanë shprehur mendimet e tyre në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se Vejsiu nuk e ka vrarë shumë mendjen dhe i ka marrë me sportivitet të gjitha. Ajo ka vijuar të shijojë pushimet e qetë.l.k/abcnews.al