Ndreu: E merituam, Skënderbeu si “gastare”. Goli? Punuam ndryshe gjatë javës

schedule15:17 - 3 Mars, 2021

schedule 15:17 - 3 Mars, 2021

Kastrioti fitoi 0-1 në Korçë përballë Skënderbeut, duke u rikthyer te fitorja pas tre javëve. Ramazan Ndreu, trajneri i ekipit krutan, foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku vlerëson performancën e djemve të tij.

E kisha menduar se ishte ndeshje e vështirë, ishte finale për ekipin e Korçës. Do ishin agresivë dhe do të jepnin maksimumin. Tentuam të bënim presing larg dhe të mos i linim të luanin me topin. E bëmë mirë këtë detyrë, gjatë gjithë ndeshjes Skënderbeu nuk kreu as një manovër. E merituam fitoren.

Goli? Me Fierin krijuam volum të madh loje, por ishte volum qendror. Sot bëmë dalje efikase dhe i japin mundësi sulmuesit të marrë topa. Kemi punuar gjatë gjithë javës me topa anësorë, pasi vetëm nga krahët vijnë golat.

Objektivi? Kemi pasur disa luhatje. Në merkato nuk arritëm të gjejmë lojtarë mbi nivelin e atyre që kemi. 3-4 lojtarë na ikën, Bojom është i dëmtuar, edhe Plaku iku. Kemi edhe lojtarë të tjerë të dëmtuar, na dhanë luhajtje në disa ndeshje. Sot u munduam ta freskojmë skuadrën në disa pozicione. Ishim të bindur që ata që luajtën sot do të ishin mirë fizikisht.

Nuk e kemi akoma kapacitetin për të përballuar tre ndeshje në javë. Vrapuam, ishim agresivë dhe luftuam në fushë. Ishim më mirë se kundërshtari. Në të gjithë analizat përpara ndeshjes, deklaruam se i kemi mundësitë për të fituar. Skënderbeu është si gastarja, nëse e godet do të thyhet. Sot tentuam vetëm fitoren. Skuadrat në krye janë agresvie, përmirësohen nga java në javë.

Mungesat na shkaktojnë probleme. Ju premtoj se do të vazhdojmë deri në fund luftën, për t’i dhënë bukuri këtij kampionati, që deri tani e kemi zhvilluar të mirë“, përfundoi trajneri i ekipit krutan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!