Tronditet Vlora! Një person është vrarë me armë zjarri në orët e mesditës së sotme në rrugën “Transballkanike” të qytetit. Burime bëjnë me dije për ABC se autori ka dalë nga një automjet dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri plumbash. Pak minuta pas ngjarjes një person i cili dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, është ndaluar nga policia.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Ndërkohë që viktima është transportuar me ambulancë për t’u dërguar në morgun e qytetit./mv.abcnews.al