Shpërthim eksplozivi pranë një qendre testimi për Covid, policia holandeze: Dyshohet e qëllimshme

schedule11:46 - 3 Mars, 2021

schedule 11:46 - 3 Mars, 2021

Një shpërthim eksplozivi është raportuar pranë një qendre testimi Covid-19 në Holandë, sipas njoftimit nga oficerët e policisë.

Shpërthimi vjen pas disa demonstratave kundër kufizimeve në vend. Forca e policisë thanë se shpërthimi dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga  incidenti.

Muajin e kaluar, policia në Holandë arrestoi dy persona pasi ata dyshohet se shkaktuan zjarr pranë një tjetër qendre testimi Covid-19 në qytetin Urk më 23 janar. Holanda ka nisur lehtësimin e masave kundër Covid-19 por një shtetrrethim i diskutueshëm gjatë natës do të mbetet në fuqi deri të paktën në 15 Mars.

Rikujtojmë se trazirat në Holandë kundër Covid-19 kanë vazhduar për ditë të tëra në janar, mediat vendase i kanë cilësuar si trazirat si më të këqija në 40 vite./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!