Romelu Lukaku mund të kthehet në një problem për Interin, për shkak se zikaltrit nuk e kanë paguar shumën e parave që i detyrohen anglezëve të Manchester United për transferimin e sulmuesit belg.
Klubi italian së fundmi nuk ka paguar një bonus të parashikuar në kontratë, duke aktivizuar sipas Corriere dello Sport një klauzolë që i detyron ata të paguajnë tarifën e mbetur nga marrëveshja e bërë mes klubeve.
Inter failed to pay Manchester United a bonus for the Romelu Lukaku transfer, triggering a clause that will force them to immediately pay the remaining fee of the deal, according to @CorSport.
As such, United are asking for Lautaro Martínez or Milan Škriniar to balance the deal. pic.twitter.com/soHjt7rrqG
— Zach Lowy (@ZachLowy) March 3, 2021
Dhe nuk bëhet fjalë për një shumë të vogël, pasi janë 47 milion sterlina që Interi duhet të paguajë. Zach Loëy ndërkohë raporton se “Djajtë e Kuq” po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Klubi i Premier League kërkon të marrë në këmbim sulmuesin Lautaro Martinez ose mbrojtësin Milan Skriniar, për të barazuar marrëveshjes mes tyre. Sigurisht për argjentinasin do të jetë e vështirë. Interit i takon të gjejë një zgjidhje. /abcnews.al