Tiranë, shtohen vjedhjet e banesave dhe bizneseve

schedule16:10 - 5 Shtator, 2018

schedule 16:10 - 5 Shtator, 2018

Tirana ka numrin më të lartë te vjedhjeve në rang vendi, por zbulimi i autorëve të tyre ende le për të dëshiruar. Vjedhjet e banesave dhe bizneseve, sipas një raporti të Prokurorisë, që e disponon ABC News, kanë një trend rritës vit pas viti.

Vjedhjet në Tiranë vijojnë të mbeten shqetësim si për komunitetin e banorëve dhe biznesmenëve ashtu edhe për Policinë e Shtetit. Përgjatë tetë muajve të parë të këtij viti u referuan në prokurorinë e kryeqytetit 2748 çështje për vjedhje nga të cilat u dërguan për gjykim 157 të pandehur.

Ndërkohë zbulimi i ketyre vjedhjeve është në shifra të ulta. ABC News siguron një kopje të këtyre të dhënave që janë analizuar nga Prokuroria e Tiranës. Vihet re se nga viti në vit trendi i vjedhjeve të banesave, por edhe bizneseve ka pësuar një rritje të lehtë. Vetëm këtë vit në Tiranë u zbuluan dhe u dokumentuan 153 raste vjedhjesh, ndërsa numri total i vjedhjeve që kanë ndodhur është gati 15 herë më i madh.

112 vjedhje janë kryer në bashkëpunim dhe nga këto, 14 persona kanë rezultuar si të dënuar më parë për të njëjtën vepër penele.
Në këtë 8 mujor në Tiranë u regjistrua një vjedhje me pasojë vdekjen, rasti i 52-vjeçarit nga Kamza, Agim Buci i cili u qëllua për vdekje në dyqanin e tij.

Edhe vjedhja e energjisë elektrike mbetet në shifra të larta, por ndyrshe nga vitet e mëparshme, nga 107 çështje gjyakta nuk ka dënuar asnjë të pandehur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!